Përse ju duhet një website?

Përse ju duhet një website?

Pyetje me vend! Pse duhet partur një website? Nëse akoma po pyet pse duhet patur një website, atëhere do të thotë se nuk i dini avantazhet që mund të ketë nje biznes duke qënë prezent në web.

Për shembull, në Shqipëri më shumë se 70% e popullsisë përdorin internetin dhe ky

numër është në rritje të vazhdueshme. Por ata që nuk e përdorin internetin ose nuk e marrin në konsideratë këtë treg mund t’ia bëjne vete

s këtë pyetje. Përgjigjet mund të jenë të shumta por në këtë artikull kemi përmbledhur disa nga më të rëndësishmet:

Është pikënisja e biznesit tuaj

Një website trasmeton besim dhe profesionalizëm, mesazhet janë të qartë dhe të menjëhershme.

Një website është një mjet komunikimi i mirfilltë dhe ofron një bashkëveprim të shpejtë dhe të plotë me personat e tjerë. Tashmë është një fakt që të gjithë para se të blejnë një shërbim a produkt duan të jenë të informuar më parë… e ku mund ta gjejnë këtë informacion përvecese në internet?

Ata që janë të pranishëm në rrjetet sociale kanë më shumë avantazhe

Tashmë është fakt që të jesh i pranishëm në rrjetet sociale do të thotë të zgjerosh rrezen e veprimit e si rrjedhojë edhe të tjerët të të njohin. Të paturit e një website mund të sjellë vetëm përfitime. Nuk mund të nënvlerësohet mungesa e një biznesi në interet sepse të gjithë jemi mësur të gjëjmë gjithcka aty dhe nëse një biznes nuk është i pranishëm me një website, atëherë rrezikon të duket si i prapambetur dhe i dalë jashtë mode.

Për më tepër, shikoni konkurentët tuaj, me siguri e kanë një website dhe klientët herët a vonë do t’i gjejnë.

Një website do të thotë prestigj për biznesin tuaj

Një website është një shenjë dalluese e rëndësishme sepse trasmeton besim dhe seriozitet të menjëhershëm.

Nxit interesimin e klientëve

Të qënit i pranishëm në interet nxit edhe interesimin e klientëve prandaj edhe shumë biznese dhe aktivitete shënojnë edhe website-t e tyre në çdo reklamë të mundshme. Le të mendojmë për një çast për të gjjithë produktet që një biznes mund të ofrojë, si mund t’i reklamojë? Një e nga një? Në një website mund të reklamohet i gjithë biznesi në tërësinë e tij.

E-commerce

Nëpërmjet një e-commerce është e mundur të ofrosh për shitje produkte dhe shërbime në mënyrë shumë të lehtë dhe të shpejtë.

Impakt viziv

Mundësitë që ofrojnë website-t sot janë të pafundme dhe të pabesueshme. Duke përdorur grafikën e përshtatshme mund të realizohen website që përmbajne video, fotografi dhe animime të ndryshme për të mundësur një eksperiencë multimediale dhe të aftë për të përfshirë shumë njerëz.

Vizibilitet gjatë 24 orëve, për 7 ditët e javës dhe 365 ditët e vitit…përfshi edhe ditet e festave

Një website është një hapësire, një vitrinë, një dyqan gjithmonë i hapur dhe i disponueshëm për tu vizituar në çfarëdo orë të ditës a të natës, në ditët festive dhe nga çdo anë e botës. Nuk ka asnjë kufi a limit duke dhënë liri maksimale për çdo përdorues të internetit.

Mundësi përditësimi në kohë reale

Një website është shumë fleksibël dhe i lehtë per t’u përditësuar në çdo moment nga çfarëdo kompiuteri pa patur nevojë për programe specifike. Me opsionin Control Panel mund të modifikoni informacionin dhe përmbajtjen e nje website nga fillimi në fund.

Në një hap me kohën

Le ta pranojmë që telefoni dhe fax-i nuk mjaftojnë më. Gjithmonë e më shumë personat iu kërkojnë bizneseve dhe aktiviteteve nëse kanë një website ku mund të shohin katalogun e produkteve dhe shërbimeve që ata ofrojnë.

Të përmbledhësh në pak fjalë një biznes është shumë e vështirë, një adresë interneti mbahet mend më lehtë e duke lundruar nëpër faqe me siguri që klientët do ta gjejne atë që kërkojnë.

Çmim i papërfillshëm në krahasim me mjetet e tjera të komunikimit

Një website është një investim për imazhin e çdo biznesi dhe çmimi është i papërfillshëm në krahanim me një reklamë në gazetë…pastaj gazetën nuk e lexon më njeri ditën e dytë.