Si te optimizojme imazhet per SEO?
Optimizimi i imazhit ka të bëjë me zvogëlimin e madhësisë të imazheve tuaja sa më shumë që të jetë e mundur pa prishur cilësinë e imazhit. Kjo gjë ndikon në SEO, duke bërë që imazhet e produkteve tuaja të renditen sa më lart në Google apo motorë të tjerë të kërkimit si dhe faqja të ngarkohet sa më shpejt.
Ja si duhet të veprojmë për të optimizuar imazhet:
- Të emërtojmë imazhet në një gjuhë sa më të thjeshtë dhe që përshkruan imazhin.
- Të optimizojmë atributin ALT.
- Të zgjedhim me kujdes dimensionet e imazhit.
- Të zvogëlojmë madhësinë e imazhit.
- Të zgjedhim formatin e saktë të imazhit.
- Të përdorim Sitemap.
Të emërtojmë imazhet në një gjuhë sa më të thjeshtë dhe që përshkruan imazhin
Sigurisht për ne është më e lehtë që në momentin që vendosim një imazh në faqe të lëmë të njëjtin emërtim që ishte në celular apo nga aparati që është bërë foto.
Por kur bëhët fjalë për SEO, është e rëndësishme të përdorim fjalë kyçe për të ndihmuar faqen të renditet sa më lart në motorët e kërkimit. Krijimi i emrave përshkrues, të pasur me fjalë kyçe është thelbësore për optimizimin e imazhit.
Mendoni se si klientët kërkojnë produkte në internet. Përcaktoni modelet më të zakonshme të emërtimit që përdorin klientët dhe në bazë të tyre bëni emërtimin e imazheve.
Të optimizojmë atributin ALT
Atributet Alt janë teksti alternativ për imazhet. Kur vendosim mausin mbi një imazh do të shihni tekstin e atributit ALT. Atributi ALT gjithashtu shton vlerën e SEO-s në faqen tuaj të internetit. Shtimi i atributeve të duhura ALT që përfshijnë fjalë kyçe në imazhet në faqen tuaj të internetit mund t’ju ndihmojnë të renditeni më mirë në motorët e kërkimit.
Këtu janë disa rregulla të thjeshta për atributet ALT:
- Përdorni një gjuhë të thjeshtë.
- Nëse shisni produkte që kanë numra modeli ose numra serialë, përdorni ato në atributet tuaja ALT.
- Mos vendosni në atributet ALT fjalë kyçe (p.sh. alt = “celular iphone blej me çmimin më të lirë në shitje”).
Të zgjedhim me kujdes dimensionet e imazhit
Përdoruesit kërkojnë të kenë një pamja të zmadhuar të imazhit. Nqs ne vendosim imazhin më të madh në faqe dhe pastaj zvogëlojmë dimensionet kjo gjë do të rrisë kohën e ngarkimit të faqes tuaj për shkak të madhësisë të imazhit.
Në vend të kësaj ne mund të mbajmë në faqe një imazh të vogël dhe të ofrojmë mundësinë për të parë imazhin të zmadhuar në një pop-up apo në një faqe tjetër të vecantë.
Të zvogëlojmë madhësinë e imazhit
Gati 50% e konsumatorëve nuk do të presin as 3 sekonda për tu ngarkuar një faqe e-commerce. Google përdor gjithashtu kohën e ngarkimit së faqeve si një faktor rënditje në algoritmin e tyre. Pra, nëse keni imazhe që ngadalëson ngarkimin e faqes, praktikisht jemi duke humbur klient.
Atëherë, çfarë mund të bëjmë në këtë rast?
Duke qën se një faktor i rëndësishëm në ngadalësimin e ngarkimit të faqes ështe madhësia e imazhit, ne duhet të optimizojmë imazhet. Për të optimizuar imazhet mund të përdorimim disa programe si: Adobe Photoshop apo dhe opsiome te tjera të përpunimit të imazhit që i gjejmë online si: GIMP, PIXLR, PicMonkey etj.
Për imazhet e e-commerce, sugjerohet që të mbajmë madhësinë e imazhit nën 70 kb. Kjo mund të jetë e vështirë ndonjëherë, veçanërisht për imazhe më të mëdha.
Të zgjedhim formatin e saktë të imazhit
3 formatet më të përdorura të imazheve janë JPEG, GIF dhe PNG.
Këtu janë disa këshilla për tu konsideruar në momentin që zgjedhim formatin e imazhit:
- JPEG është më i përdoruri në shumicën e rasteve. JPEG ofron cilësi më të mirë për madhësinë më të vogël të imazhit.
- Asnjëherë mos përdorni GIF për imazhe të mëdha produktesh. Madhësia e imazhit do të jetë shumë e madhe. Përdorni GIF vetëm për thumbnails dhe imazhe dekorative.
- PNG-të mund të jenë një alternative e mirë për JPEG-të dhe GIFS-in. Nëse jeni në gjendje të merrni vetëm fotot e produktit në formatin PNG, provoni të përdorni PNG-8 mbi PNG-24. Madhësia e imazhit është shumë e vogël në këtë format.
Të përdorim SiteMap
Nëse faqja juaj përdor galeritë Javascript, pop-ups të imazheve ose mënyra të tjera për të përmirësuar përvojën e përgjithshme të blerjes, SiteMap do t’ju ndihmoj që imazhet tuaja të vihen re nga Google. Që kjo gjë të jetë e mundur ne duhet të renditim vendndodhjen e tyre në një SiteMap.
Ju mund të vendosni rreshtin e mëposhtëm në skedarin tuaj robots.txt, duke treguar rrugën për në SiteMap:
http://example.com/sitemap_location.xml
Përdorimi i SiteMap nuk garanton që imazhet tuaja do të indeksohen nga Google, por sigurisht që është një hap pozitiv drejt SEO-së.
/webhost.al