Disa javë më parë, Samsung prezantoi dy modelet e reja të tij Galaxy S9 dhe Galaxy S9+, gjatë Kongresit Botëror të Telefonisë në Barcelonë, mbajtur javën e kaluar.
Vendimi i ekspertëve është se Galaxy S9 ka lënë pas iPhone X, që kishte marrë vlerësimin për ekranin më të mirë nëntorin e shkuar, duke ia rrëmbyer vendin e parë Galaxy Note 8.
DisplayMate, një autoritet në fushën e vlerësimit të cilësisë së një ekrani, ka publikuar raportin e tij mbi Galaxy S9, duke deklaruar se ekrani i tij lë pas në cilësi të gjithë telefonët e mençur e tjerë.
“Në bazë të testeve tona laboratorike dhe matjeve, ‘Galaxy S9’ ka një ekran mbresëlënës që vendos rekorde të reja për sa i takon prezantimit të ekraneve dhe meriton çmimin për ekranin më të mirë, pasi ka siguruar vlerësimin tonë më të mirë të të gjitha kohërave”, shkruan DisplayMate në një deklaratë, përcjell Telegrafi.
Samsung, gjatë Kongresit në Barcelonë nuk u përqëndrua veçanërisht tek ekrani i Galaxy S9, por u mbështet në themelet e hedhura nga modelet paraprake. Galaxy S9 dhe Galaxy S9+ kanë respektivisht ekrane 5.8 dhe 6.2 inch, të dy janë të pajisur me teknologjinë OLED dhe kanë një rezolucion QuadHD+, me një cilësi të jashtëzakonshme imazhi. /techalb.al
Prenotimi i një Samsung Galaxy S9 ka nisur para pak javësh dhe tashmë klientët po marrin njësitë e para të prodhuara. Siç ndodh gjithmonë, të apasionuarit bëjnë krahasime dhe në fokus të këtij artikulli do të jetë krahasimi i tij me iPhone X. Gjithashtu në fund të artikullit mund të shikoni në video, krahasimin në përdorim të 2 produkteve.
Elementi i parë që mund të jetë subjekt për krahasim janë dimensionet. Galaxy S9 ngjason me Galaxy S8 duke ruajtur kështu forma të cilat e bëjnë më të hollë dhe më të gjatë se iPhone X. Ndryshe nga ky i fundit, i cili i ofron përdoruesit ekran më të gjërë. Tjetër element që bie në sy është mungesa e gungës trapezoidale mbi ekran tek Galaxy S9 dhe kualiteti i ekranit është 2960×1440 i cili i siguron kualitet më të lartë se sa iPhone X.
Ndryshim tjetër thelbësor është sensori i njohjes së shenjave të gishtërinjve i cili vazhdon të qëndrojë në pjesën e pasme të Galaxy S9 ku Samsung e ka spostuar më poshtë, nëse e krahasojmë me Galaxy S8. Tek iPhone X ky element mungon sepse siguria bëhet nëpërmjet njohjes së fytyrës ose Face ID. Galaxy S9 integron gjithashtu një teknologji e cila njeh përdoruesin nëpërmjet skanimit të fytyrës dhe syrit por kjo teknologji ka treguar se ka probleme dhe duket se për Samsung ka qënë e pamundur të krijojë një teknologji aq të sigurtë sa Face ID.
Fotokamera në Galaxy S9 zë vëndin e parë përsa i përket kualitetit, sepse Samsung ka integruar teknologjinë me hapje të ndryshueshme të fotokamerës, e cila ndryshon në funksion të dritës që ka ambjenti. Në krahasimin që i bën portali DxO, ai është rënditur si SmartPhone më i mirë duke fituar 2 pikë më shumë se sa iPhone X por diferenca është me të vërtetë shumë e vogël. Nëse do të merrni një Galaxy S9 Plus atëherë do të keni në dispozicion 2 fotokamera, ashtu si në rastin e iPhone 8 Plus.
Për të sfiduar Animoji, Samsung sjell AR Emoji i cili ndryshe nga iPhone X sjell figura të animuara që ngjasojnë shumë me një fytyrë njerëzore se sa një Emoji ose ikonë e animuar. Se cila nga këto dy teknologji është më e mirë, nuk mund të thuhet ende pasi janë përdoruesit final që duhet të shprehin eksperiencën e tyre.
Performanca hardware është një tjetër element i cili mund të krahasohet. Nëse do i referohemibenchmark-ëve, iPhone X është shumë më i shpejtë se sa Galaxy S9 por kjo diferencë nuk vihet re në përdorimin e përditshëm. Çmimi i Galaxy S9 nis nga 720$ dhe 840$ për S9 Plus, çmime të cilat gjithsesi janë më të ulta se sa iPhone X i cili kushton 999$.
Këto janë disa nga diferencat e para që vihen re tek produktet në fjalë. Ju si mendoni, do të blinit një Galaxy S9 apo iPhone X?
Google ka publikuar versioni e fundit të sistemit operative për SmartPhone, të quajtur Android P dhe përveçe risive grafike ai sjell dhe mundësinë për tu përshatur me ekranë të ngjashëm me atë të iPhone X. Kujtojmë që iPhone X ka në krye të ekrani një “gungë” trapezoidale e cila nuk bën pjesë tek ekrani por mban sensor të ndryshëm të cilët duhet të jenë pikërisht aty.