Trendet e 2019-ës për Web Design

Trendet e 2019-ës për Web Design

Dizajni i faqes së internetit është kompleks dhe dinamik.

Nëse doni që faqja e internetit të duket mirë atëherë duhet t’i kushtoni vëmendje të madhe dizajnit.Dizajni vlen jo vetëm për perceptimin vizual, por edhe për lehtësim në përdorim.

Pse duhet t’i përdorim trendet e dizajnit të vitit 2019?

Markat moderne tentojnë të maksimizojnë bashkëveprimin me përdoruesit. Prandaj, dizajni i faqes së internetit duhet të transmetojë emocione. Nëse doni cilësi të lartë, nuk mjafton që të keni foto të mira. I gjithë koncepti duhet të shoqërohet me një sfond të caktuar emocional. Suksesi i shitjeve përmes rrjetit social Instagram e konfirmon këtë trend.

Video me ekran të plotë si një element i përshtatshëm dhe informativ për një faqe interneti

Gjatë vitit 2019 do vëreni shumë përdorime të video-ve në faqet e internetit. Ata janë informues dhe të përshtatshëm. Përdoruesi nuk ka nevojë të lëvizë faqen nga lart poshtë për të marrë informacionin e dëshiruar. Ai mund ta marrë atë informacion në videon që keni dhënë. Më parë, videot përdoreshin nga faqet që kishin popullaritet të lartë pasi ngarkesa e faqes është më madhe.

Format gjeometrike i japin origjinalitet faqes së internetit

Përdorimi i formave të ndryshme gjeometrike në web design nuk është një trend i ri. Filloi të shfaqej rreth vitit 2016 dhe më pas filloi të fitonte popullaritet.Të njëjtën gjë do të vazhdojë ta bëjë dhe në 2019. Siç tregon praktika, përdoruesit janë shumë miqësorë me faqet e internetit që janë projektuar në këtë mënyrë.Një dizajn i thjeshtë i formave gjeometrike do të befasojë këndshëm përdoruesit.

Cinemagraphs si një zëvendësim i shkëlqyer i GIF

Ndonjëherë cinemagraphs gabimisht ngatërrohen me animacionin e zakonshëm gif, por në fakt ka dallime midis këtyre dy efekteve. Cinemagraphs janë foto statike që përmbajnë vetëm një element të vetëm dinamik. Për shembull, mund të jetë një përbërje statike e një tavoline në një kafe, jashtë dritares së së cilës shkon një taksi. Kjo ide do ishte e përkryer për shërbimin taksi. Ju gjithashtu mund të shpikni shumë ide të tjera interesante që mund të zbatohen me ndihmën e efekteve moderne të kompjuterit. Elemente të tilla si GIF apo cinemagraphs tërheqin vëmendjen e vizitorëve. Ata i inkurajojnë ata që të njihen me pjesën tjetër të përmbajtjes së faqes. Një tjetër trend aktual është dhe grafika 3D.

Ngjyra të ndritshme

Ky trend nuk e ka humbur popullaritetin për shumë vite.
Në kombinim me një dizajn të thjeshtë e bën të duket një faqe interneti më moderne. Ju mund të përdorni paletat e ngjyrave të Google për një zgjedhje të shpejtë dhe efikase. Sfondi i faqes me gradient krijon përshtypjen e një faqeje unike. Por kini kujdes. Gradient është një element shumë kompleks. Përdorimi i saj kërkon përvojë dhe profesionalizëm.

Dizajn i thjeshtë dhe font i veçantë

Font-et unike janë shumë të popullarizuara në industrinë e web design. Sidomos, nëse është një kombinim i një fonti të veçantë dhe një dizajni minimalist. Bëni kujdes! Sa i përket fontit unik , ajo ndikon dukshëm në perceptimin e informacionit nga përdoruesit. Nëse hartuesit më të hershëm të internetit ishin të mendimit se fonti duhet domosdoshmërisht të jetë i thjeshtë, tani ata janë larguar nga ky mendim.

Minimalist dhe me butona të tejdukshëm

Dizajni minimal përdoret për të marrë informacion të qartë dhe të strukturuar në mënyrë që të mos shqetësojë vizitorët. Prandaj, dizajni minimal në kombinim me butonat e tejdukshëm nuk është vetëm i rëndësishëm nga tendenca, por edhe funksional.

Forma natyrale dhe me efekte

Ky lloj dizajni filloi të përdorej gjerësisht vitin e kaluar. Tani është ngulitur fort dhe përdoret në mënyrë aktive edhe nga gjigantë të tillë si Google, Facebook, Twitter etj. Ky lloj dizajni është i suksesshëm në qoftë se përshtatet me ngjyra të ndryshme.

Si t’a bëjmë faqen e internetit të duket profesionale!

Si t’a bëjmë faqen e internetit të duket profesionale!

Përshtypjet e para zgjasin përgjithmonë. Si do të jetë reagimi i vizitorëve kur dikush viziton faqen tuaj?

Kjo është pyetja që ju duhet t’i përgjigjeni.

Ju keni shumë pak kohë për të kapur përshtypjen e parë,më pak se 8 sekonda, kështu që rëndësia e pamjes së faqes është e madhe.

Kur një përdorues viziton faqen tuaj te internetit, gjëja e parë që ata vërejnë  është pamja (dizajni). Një faqe profesionale jo vetëm duket e mrekullueshme, por gjithashtu duhet të ofrojë performancë të shkëlqyer, duke siguruar përmbajtje interesante, lidhje të dobishme dhe lundrim të qetë, në mënyrë që vizitorët tuaj të gjejnë pikërisht atë që po kërkojnë.

Nëse një përdorues hyn në faqen tuaj dhe largohet menjëherë, atëherë arsyeja është dizajni ose pamundësia për të gjetur atë që ata kërkojnë.

Këtu kemi listuar këshilla që mund t’ju ndihmojnë të krijoni faqe interneti profesionale.

E thjeshtë

Askush nuk e pëlqen një faqe të mbingarkuar – është e vështirë të shikosh, dhe madje edhe më e vështirë për të lundruar. Faqja juaj e internetit duhet të mbahet e pastër, e mirë organizuar dhe t’ju vijë në ndihmë vizitorëve.  

Kur dizenjoni faqen tuaj te internetit, përpiquni të shpërndani një përvojë që klientët tuaj presin.

SEO

SEO nuk është diçka që mund ta shihni, por është me rëndësi për të krijuar një eksperiencë në faqen e internetit. Strategjia juaj e SEO do të përcaktojë se sa e lehtë (ose e vështirë) është për klientët potencial që të gjejnë faqen tuaj gjatë një kërkimi. Mos u fokusoni vetëm në hartimin e faqes tuaj; përkundrazi, sigurohuni që të merrni në konsideratë se si faqja juaj do të performojë në motorët e kërkimit. Në fund të fundit, cili është qëllimi i të pasurit një faqe profesionale, nëse askush nuk mund ta gjejë?

Mos harroni, strategjia juaj e SEO do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në përmbajtjen dhe paraqitjen e faqes suaj të internetit, prandaj edhe ia vlen të planifikoni SEO përpara se të filloni të mendoni për fontet dhe imazhet.

Skema e ngjyrave

Ngjyrat marrin një kuptim krejtësisht të ri në web design.

Jo të gjitha ngjyrat duken mirë në ekranet dixhitale prandaj dhe zgjedhja e ngjyrave për një faqe interneti është një proces i vështirë.

 Ju keni nevojë për një ngjyrë dominuese për markën tuaj të përdorur në logo, etiketa etj.

Ju mund te keni aq ngjyra sa deshironi , mjafton të gjeni ekuilibrin e duhur ndërmjet tyre.

Minimizo kohën e ngarkimit

Nuk ka rëndësi se si duket faqja e internetit. Nëse vizitorët duhet të presin 10 sekonda që faqja juaj të ngarkohet,atëherë ato do të largohen. Statistikat janë të qarta: sa më gjatë që një faqe interneti të ngarkohet, aq më e lartë është shkalla e braktisjes së faqes. Gjithashtu, koha e ngadalshme e ngarkimit do të ndikojë negativisht në rankimin e Google. Ashtu si SEO, koha e ngarkimit do të ndikohet nga dizajni i faqes dhe programimi. Ka shumë mënyra për të përmirësuar shpejtësinë e faqes.

Optimizimi për celular

Kohët e fundit, ka më shumë gjasa që vizitorët në faqen tuaj të internetit të gjenden atje nëpërmjet telefonit celular ose tabletit. Për pronarët e faqeve, optimizimi për pajisjetcelulare është vendimtar.

Optimizimi i celularit do të thotë të zhvillimi i faqes në një mënyrë që e bën atë të përgjegjshëm ndaj platformës mobile – domethënë, faqja përshtatet në madhësinë e ekranit.

Shmangni tekstet e shumta

Vizitorët  kanë më shumë gjasa të shmangin leximin e plotë nëse përmbajtja u paraqitet me shumë tekst seç duhet.

Për këtë përdorni ikona, imazhe për të prishur sadopak paraqitjen me tekst të shumtë që kthehet dhe në mërzitje për vizitorët.

Vendosja e videove

Deri në vitin 2019, trafiku i videove do të përbëjë 80% të të gjithë trafikut të internetit. Videot janë një trend tashmë, dhe nuk është çudi, duke pasur parasysh performancën mbresëlënëse që sjell.

Nuk ka dyshim se në këto kohë, videoja është një mjet shumë i rëndësishëm për faqen e internetit. Përdoreni atë në të mirë të biznesit.

#techalb.al #webhost.al

Si të rankoni faqen tuaj më lartë!

Si të rankoni faqen tuaj më lartë!

Nëse sapo keni nisur një faqe të re në blog apo menaxhoni një faqe komplekse biznesi, duhet të dini se suksesi juaj varet nga trafiku.

SEO, është vendimtare për të tërhequr lexuesit apo klientët në faqen tuaj. Për t’a bërë një faqe të re WordPress të kërkueshme, mund të duket e vështirë, veçanërisht në qoftë se ju nuk jeni të njohur me strategjitë e SEO. Por me opsionet e WordPress dhe me shtojca, mund të përmirësohen kërkimet e faqes.

Më poshtë janë disa këshilla për përmirësimin e SEO-s.

SEO është për çdo faqe

Motorët e kërkimit kryesorë, si Google dhe Bing veprojnë në një sistem algoritmash komplekse që ndihmojnë në përcaktimin e asaj që e bën një faqe të denjë për t’u renditur lartë në faqet e kërkimit. Këto sisteme janë vazhdimisht në ndryshim, por elementët kryesorë të Search Engine Optimization mbeten të njëjta: fjalë kyçe relevante, lidhje cilësore dhe përmbajtje cilësore. Kohët e fundit po shtohen edhe kritere të reja. Për shembull, Google tani rankon më larte artikujt më të gjatë dhe postimet e pasura me informacione në krahasim me përmbajtjet më të shkurtra.

WordPress mund të optimizohet tërësisht në çdo nivel për shikueshmërinë maksimale të kërkimit. Optimizimi i SEO në WordPress është me të vërtetë shumë i thjeshtë sapo të kuptoni parimet themelore të optimizimit të motorëve të kërkimit. Është e mundur që çdo faqe e WordPress të bëhet më e dukshme në kërkimet organike me mjete të disponueshme nga vetë WordPress, edhe nëse nuk jeni një ekspert SEO apo zhvillues faqesh.

Parametrat WordPress mbështesin SEO

WordPress u zhvillua si një platformë për botimin në internet dhe kjo do të thotë se në thelb është miqësore në kërkime. Me një sasi të konsiderueshme të mjeteve themelore SEO të inkorporuara, çdokush mund të përdorë për të përmirësuar kërkimin e faqes. Ka shumë opsione të mundshme që rritin renditjen në motorët e kërkimit.

Titujt e faqes të përfshijnë fjalë kyçe dhe taglines

Çdo pjesë e faqes tuaj mund të luajë një rol në rënditjen e kërkimit dhe kjo fillon që nga emri i faqes. Kur instaloni një temë të re të WordPress-it, tabela e saj e paraqitjes ofron mundësinë për të vendosur titullin dhe tagline, të cilat janë të kërkueshme. Shtimi i fjalëve kyçe kudo që është e mundur në këto dy linja mund të ndihmojë që faqja juaj të jetë më miqësore në kërkim.

Menaxhimi i Permalink

Çdo faqe dhe postim në faqen tuaj ka URL-në e saj unike, por formati i parazgjedhur i WordPress cakton një sërë numrash për çdo pjesë të përmbajtjes. Shtimi i fjalëve kyçe në permalinks ndihmon për t’i bërë faqet më të kërkueshme.

Për ta ndryshuar këtë ndiqni hapat:

Shkoni te Settings – »Permalinks. Zgjidhni Post name dhe klikoni Save change.

Prej tani, URL-ja do të pasqyrojë titullin e faqes / postit. Lidhjet cilësore ndihmojnë në rritjen e renditjes së kërkimit, dhe kjo përfshin lidhje të brendshme, si dhe lidhje të faqeve të jashtme që i referohen sitit tuaj

Optimizimi i përmbajtjes me fjalë kyçe

Çdo përmbajtje në faqen tuaj, sado e vogël , ofron mundësi për SEO. Përfshirja e fjalëve kyçe në të gjitha llojet e përmbajtjeve, titujve, përshkrimeve mund të ndihmojnë në rritjen natyrale në kërkimet organike.

Shtojcat për SEO

WordPress ofron shumë mënyra për të optimizuar një faqe për kërkim, por kjo mund të jetë një proces që merr kohë. Disa shtojca SEO ofrojnë një menaxhim të plotë dhe të avancuar SEO për çdo pjesë të faqes suaj.

Yoast është një nga shtojcat më popullore WordPress, me mjete për t’u siguruar që çdo pjesë e faqes suaj është miqësore për SEO.

Yoast SEO përfshin mjete për përcaktimin e përshkrimit dhe analizon çdo pjesë të përmbajtjes për fjalë kyçe. Përmbajtja e mirë-optimizuar merr një dritë jeshile, përmbajtja e dobët merr të kuqe, dhe një dritë e verdhë do të thotë se përmbajtja duhet përmirësuar.

WordPress fuqizon pothuajse një të tretën e faqeve të internetit në botë dhe është hartuar për të ndjekur praktikat më të mira SEO. Nga mjetet e disponueshme brenda panelit të çdo faqeje deri te shumë shtojca që mbështesin optimizimin e faqes, WordPress është zgjidhja më e mirë për SEO.