by techalb | Mar 20, 2018 | Apple, iPhone
iPhone ka pasur probleme serioze muajt e fundit. Më në fund, Apple vendosi të veprojë. Sipas disa thathethemeve që qarkullojnë, kompania i ka thënë inxhinierëve të mos nxitohen me opsione të reja të iOS 12 me qëllimin që të mos përsëritet katastrofa e iOS 11.
Disa nga problemet që u shfaqën muajt e fundit janë ngrirja e ekranit të iPhone X në mot të ftohtë, autokorrekti ndryshonte shkronjën “i” në “A[?]” dhe “it” në “I.T”, dhe një defekt që i pengonte celularët të lidheshin me operatorët telefonik.
Të gjitha këto kanë rezultuar ne publicitet të keq dhe kjo po i mban njerëzit që të mos e marrin përditësimin e fundit. Sipas të dhënave, vetëm 65% e përdoruesve e kanë instaluar iOS 11 krahasimisht me mesataren 79% të mëparshme.
Në fakt Apple serish i lë pas konkurrentët. Google 8.0 Oreo që u lançua në të njëjtën kohë me iOS 11, u shkarkua vetën nga 1.1% e përdoruesve. Pjesa më e madhe e përdoruesve Android përdorin ende përditësimin e vitit 2015.
Megjithatë pritshmëria e Apple është e madhe dhe presioni për opsione të reja çdo vit është i lartë. Kompania do të rregullojë të gjitha problemet e iOS 11, por kjo s’do të thotë që kompania nuk do të ketë asgjë të re në përditësimi e rradhës që pritet të vijë në shtator.
Sipas burimeve, iOS 12 do të këtë mënyra të reja për të refuzuar telefonatat, animoji të reja dhe rrethana lehtësuese për përdorimin e disa aplikacioneve. /techalb.al
by techalb | Mar 20, 2018 | Design, Develop, Shkencë
Vodafone Group prezantoi sot, më 20 Mars, gjatë një eventi të organizuar në Bruksel, platformën ndërkombëtare për profesionet e së ardhmes, “Çfarë do të bëhesh në të ardhmen”? Kjo platformë ofron orientim dhe këshilla për karrierën, si dhe trajnime për ekonominë dixhitale, për mbi 10 milionë të rinj në 18 shtete të botës, ku Vodafone operon. Kjo iniciativë për zhvillimin e aftësive dixhitale dhe profesionale është e vetmja e këtij lloji në botë.
Vodafone njoftoi gjithashtu edhe inicativën për të rekrutuar akoma më shumë të rinj në kompanitë e saj nëpër botë, me qëllimin që ata të marrin eksperiencën e të punuarit në një ambient pune të dixhitalizuar. Vodafone ka planifikuar të zgjerojë globalisht skemën e programeve të rekrutimit dhe zhvillimit si Vodafone Graduate, praktikat, si dhe skemat e e punësimit, me qëlimin që brenda 5 viteve të ardhmshme, të kenë përfituar mbi 100,000 të rinj.
Këto dy iniciativa, u prezantuan pas publikimit të rezultateve të anketimit të kërkuar nga Vodafone dhe zbatuar nga YouGov, për të zbuluar se sa të përgatitur ndihen për ekonominë dixhitale, grupmoshat 18-24 vjeç, pavarësisht se ata janë brezi i parë i lindur në periudhën dixhitale.
Gjatë vitit të kaluar, Vodafone ka punuar sëbashku me specialistë të psikologjisë, këshilltarë të karrierës dhe trajnues, për të zhvilluar platformën online, Future Jobs Finder (https://futurejobsfinder.vodafone.com/). Kjo platformë hap një portë të thjeshtë por shumë të kuptueshme për të rinjtë, drejt aftësive dhe mundësive të reja për punësim në ekonominë dixhitale.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), më shumë se 200 milionë të rinj janë të papunë ose kanë një punë, por jetojnë në varfëri. Në shumë shtete ku Vodafone operon, papunësia e të rinjve është në nivele rekord, 38% në Itali, 39% në Spanjë, 47% në Greqi , 53% në Afrikën e Jugut etj. Studimet e mëparshme kanë zbuluar se periudha e gjatë e papunësisë për të rinjtë që mbyllin studimet dhe tentojnë të hyjnë në tregun e punës, mund të ketë një efekt negativ në vetëbesimin dhe mirëqenien e tyre gjatë gjithë jetës
Paradoksalisht, papunësia mes të rinjve po rritet në të njëjtën kohë kur bizneset e të gjitha llojeve dhe kapaciteteve po përpiqen të rekrutojnë një gamë të gjerë pozicionesh pune të teknologjisë dixhitale, të cilat janë tepër të rëndësishme për suksesin e biznesit në të ardhmen. Komisioni Evropian vlerëson se rreth 500,000 vende pune të profilit dixhital në vendet e Bashkimit Evropian do të mbeten vakante deri në vitin 2020.
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Punës , Guy Ryder tha: “Kjo iniciativë e Vodafone është e mirëpritur dhe në kohën e duhur. Ekonomia dixhitale ka potencial të madh për të krijuar vende pune të përshtatshme për të rinjtë dhe për të vepruar si një katalizator për rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Ky potencial mund të realizohet vetëm nëse të rinjtë janë të pajisur me aftësitë e nevojshme nga ekonomitë tona në ndryshim të shpejtë. Platforma si “Future Job Finder” mund t’i ndihmojnë të rinjtë të marrin rrugën e duhur. ”
Drejtori Ekzekutiv i Vodafone Group, Vittorio Colao tha: “Asnjë shoqëri nuk mund të përparojë nëse një numër i madh i të rinjve të tyre e gjejnë veten të përjashtuar nga punësimi. Përgjatë gjithë historisë, teknologjitë e reja kanë zëvendësuar pozicione pune në industri të ndryshme, duke ngushtuar kështu gamën e mundësive për punësim. Megjithatë, ashtu siç zhduken disa lloje punësh, ashtu edhe shfaqen disa role të reja. Me kalimin e kohës, çdo ambient pune do të dixhitalizohet, duke rritur kështu kërkesën për një gamë të gjerë aftësish të specializuara në teknologji. Ne duam të ndihmojmë brezin e ri të njihet dhe lidhet me botën e re të punës”.
Punësimi i të rinjve në Vodafone
Si një kompani lider në teknologji, Vodafone është një punëmarrës tepër i njohur dhe i preferuar nga të rinjtë. Në secilin prej 26 shteteve ku operon, Vodafone ofron mundësi të ndryshme për sa i përket punësimit apo zhvillimit nëpërmjet skemave për të sapodiplomuarit, programet e praktikës, trajnimeve të ndryshme, përfshirë këtu edhe kurset për aftësim në programim për vajzat në shkollat e mesme “Code like a Girl”.
Gjatë pesë viteve të ardhshme, Vodafone do të dyfishojë mundësitë e ofruara për të rinjtë nën 25 vjeç, me qëllimin për të arritur një total prej 100,000 përfituesish. Ky objektiv për trajnimin dhe zhvillimin e të rinjve të moshës14-25 vjeç, është angazhimi më i madh i ndërmarrë nga Vodafone, që prej themelimit të kompanisë 33 vjet më parë.
Për më shumë informacion [email protected]
by techalb | Mar 16, 2018 | Shkencë
Shumë përdorues të internetit po besojnë se Stephen Hawking nuk do të mund zgjidhte ditën më të mirë për të vdekur.
Fizikani 76-vjeçari, njëri nga shkencëtarët më të famshëm ndërroi jetë më 14 mars, e njohur si Dita Pit – ku shkencëtarët dhe matematikanët në mbarë botën festojnë vlerën e Pi-së.
Por, kjo rastësi nuk i ka shpëtuar shumë përdoruesve të internet që bënë disa krahasime interesante.
Data e vdekjes së Hawking – 3/14, është e rëndësishme për faktin se 3.14 janë tre numrat e para të Pi-së, një bazë e gjeometrisë. Në mënyrë të veçantë, është raporti i rrethit të një rrethi me diametrin e tij.
Dher derisa në masë të madhe po përhapej lajmi mbi vdekjen e Hawking në orët e para të mëngjesit në Londër, njerëzit nga e mbarë bota filluan shpejtë të lidhin pikat kyçe.
Përdoruesit e rrjetit social Twitter, gjithashtu kishin vërejtur se më 14 mars kishte lindur një shkencëtar tjetër i madh – Albert Einstein.
by techalb | Mar 16, 2018 | Shkencë
Fizikani i njohur botëror, Stephen Hawking, ka vdekur sot në moshën 76-vjeçare.
Mediat raportojnë se Hawking ka vdekur në shtëpinë e tij në Kembrixh, në orët e para të së mërkurës.
by techalb | Mar 13, 2018 | Aplikacione
Aplikacioni i shumëpërdorur, WhatsApp do të sjellë një ndryshim të rëndësishëm, që ka të bëjë me fshirjen e mesazheve që janë dërguar.
Opsioni është në funksion prej kohësh, por pritet që t’i nënshtrohet një tjetër ndryshimi që lidhet me kohën.
Aktualisht, çdo person ka 7 minuta kohë për fshirjen e një mesazhi, por kjo kohë do të zgjerohet dhe do të kemi në dispozicion plot 68 minuta e 16 sekonda.
Inxhinierët kanë menduar edhe për rastin kur i njëjti mesazh ndoshta do ju duhet sërish. Ju mund ta rikuperoni mesazhin e fshirë. Lidhur me ndryshimin ka nisur testimi dhe pritet që së shpejti të bëhet aktiv. /techalb.al