Zgjidhja që ka Apple për të gjitha problemet e iPhone

Written by techalb

If builders built buildings the way programmers wrote programs, then the first woodpecker that came along would destroy civilization. (Gerald Weinberg)

20/03/2018

iPhone ka pasur probleme serioze muajt e fundit. Më në fund, Apple vendosi të veprojë. Sipas disa thathethemeve që qarkullojnë, kompania i ka thënë inxhinierëve të mos nxitohen me opsione të reja të iOS 12 me qëllimin që të mos përsëritet katastrofa e iOS 11.

Disa nga problemet që u shfaqën muajt e fundit janë ngrirja e ekranit të iPhone X në mot të ftohtë, autokorrekti ndryshonte shkronjën “i” në “A[?]” dhe “it” në  “I.T”, dhe një defekt që i pengonte celularët të lidheshin me operatorët telefonik.

Të gjitha këto kanë rezultuar ne publicitet të keq dhe kjo po i mban njerëzit që të mos e marrin përditësimin e fundit. Sipas të dhënave, vetëm 65%  e përdoruesve e kanë instaluar iOS 11 krahasimisht me mesataren 79% të mëparshme.

Në fakt Apple serish i lë pas konkurrentët. Google 8.0 Oreo që u lançua në të njëjtën kohë me iOS 11, u shkarkua vetën nga 1.1% e përdoruesve. Pjesa më e madhe e përdoruesve Android përdorin ende përditësimin e vitit 2015.

Megjithatë pritshmëria e Apple është e madhe dhe presioni për opsione të reja çdo vit është i lartë. Kompania do të rregullojë të gjitha problemet e iOS 11, por kjo s’do të thotë që kompania nuk do të ketë asgjë të re në përditësimi e rradhës që pritet të vijë në shtator.

Sipas burimeve, iOS 12 do të këtë mënyra të reja për të refuzuar telefonatat, animoji të reja dhe rrethana lehtësuese për përdorimin e disa aplikacioneve. /techalb.al

0 Komente