Ju ka ndodhur besojme qe te keni nje problem me nje USB drive ne momentin qe ju duhej te transferonit te dhenat ose te merrnit te dhena te transmetuara me pare, si per shembull te krijohet nje shortcut i USB tuaj dhe ne momentin qe klikoni te ju shfaqet nje mesazh error.
Dicka e tille me imazhin me posht:
There was a problem starting <xxxxxx-xxxxx-xxxxxx…>. The specified module could not be found.
E dime qe shume nga ju nuk keni qene ose nuk jeni ne dijeni te nje zgjidhje per kete problem, por besoni eshte me e thjesht sec mund ta imagjinoni.
Hapat per te bere te mundur zgjidhjen e problemit per te hapur nje USB drive, shkaktuar nga ndonje virus ose demtim software i pa percaktuar:
- Hapni menu-ne Start dhe nga aty kerkoni per CMD (Command Prompt) dhe me te djathten e mouse zgjedhim opsionin: Run as administrator.
- Ne momentin qe dritarja CMD eshte hapur shkruajme shkronjen perkatese te kesaj USB Drive dhe klikojme Enter, ne shembullin tone eshte: E:
- Me pas shkruajme kete rrjesht (dhe me pas Enter): attrib *. -h -s /s /d
- Rrjeshti fundit eshte ky: attrib -r -a -s -h *.*
- Klikojme Enter dhe nese cdo gje eshte ekzekutuar pa problem do te shfaqej njesoj si ne figuren me poshte, (por sigurisht pa www.techalb.al đ):
Shpresojme qe ky informacion te ju ndihmoje sado pak ne te ardhmen.
@techalb team
0 Komente