Samsung prezanton telefonin e parë 5G

Written by techalb

If builders built buildings the way programmers wrote programs, then the first woodpecker that came along would destroy civilization. (Gerald Weinberg)

07/04/2019

Samsung Electronics të premten prezantoi Galaxy S10 5G, smartfonin e parë në botë të pajisur me teknologjinë e gjeneratës së pestë të komunikacionit, ndërsa Koreja e Jugut përpiqet të marrë pozicionin udhëheqës në sistemin transformues.

Koreja e jugut u bë në fakt të mërkurën vendi i parë që lancoi shërbimin kombëtar 5G, me tre rrjete super të shpejta që dolën live duke ofruar shpejtësi që i lejon përdoruesit të shkarkojnë filma të plotë në më pak se një sekondë.

Pak orë më vonë, gjiganti amerikan, Verizon, ofroi të njëjtat shërbime në Chikago dhe Mineapolis, pasi rivali AT&T bëri të mundur sistemin me bazë 5G për përdorues të përzgjedhur në disa pjesë të 12 qyteteve, në dhjetor.

Tre operatorët celularë të Koresë së Jugut ndërkohë, mbajtën evente promovuese në Seul për Galaxy S10, versioni bazë i të cilit kushton 1200 dollarë.

Lojëra interaktive të realitetit virtual dhe demonstrime robotike, u përdorën për të demonstruar aftësitë e rrjetit të ri dhe përdoruesit e rinj ishin të ekzaltuar për mundësitë, veçanërisht për transmetimin live të ndeshjeve sportive apo leksioneve universitare.

Para lancimit të telefonit të ri Samsung, shërbimi 5G ishte i kufizuar në një numër përdoruesish të përzgjedhur në Korenë e Jugut. Tani, prodhuesi rival LG do të prezantojë telefonin e tij 5G, V50 ThinQ, ndërsa në SHBA, Verizon po punon me moto Z3 të Lenovos, të pajisur me një aksesor të posaçëm.

#techalb #topchannel

0 Komente