Kalo te përmbajtja
WordPress nuk është vetëm për blog — TechAlb Blog
Aplikacione Design Develop Studim

WordPress nuk është vetëm për blog

WordPress u krijua për blog por tani përdoret për shumë arsye. WordPress është një sistem i menaxhimit të plotë të përmbajtjes (CMS) që mund të përdoret për ndërtimin e çdo lloji faqeje interneti.

Në fakt, 31% e faqeve të internetit përdorin WordPress!

Faqet e biznesit

Ka dhjetëra mijëra tema të krijuara për bizneset e të gjitha llojeve, që nga bizneset e vogla deri tek bizneset e mëdha. Këto biznese kanë nevojë për një faqe interneti  për të prezantuar produket apo shërbimet e tyre tek klientët.

Me shtojcat e WordPress , bizneset mund të:

  • Pranojnë  rezervime online
  • Krijojnë një formular kontakti
  • Pranojnë pagesa
  • Komunikojnë me klientët
  • Përgjigjen pyetjeve të klientëve
  • Listojnë pozicionet vakante

Ka shumë shtojca që ndihmojnë në zhvillimin e faqes suaj të internetit.

Ja një shembull  faqeje interneti  i ndërtuar me temën Airi .

Biznese Ecommerce

Bizneset gjithashtu mund të përdorin WordPress për të ndërtuar një dyqan në internet.

Shtimi i e-commerce në faqen tuaj WordPress zakonisht kërkon instalimin e një shtojcë.Më popullorja është WooCommerce. Shtojca WooCommerce është e shkarkuar më shumë se 50 milionë herë.

Karakteristika e ecommerce përfshijnë:

  • Vlerësimet e produkteve
  • Opsionet e shumta të transportit
  • Mbledhja e taksës së shitjes
  • Lejimi i klientëve për t’u regjistruar në një llogari
  • Ndjekja e inventarit
  • Krijimi i kodeve të zbritjes

Një shembull i një dyqani të ndërtuar mbi WooCommerce është eCommerce Gem.

WordPress është një sistem fleksibël CMS për ndërtimin e çdo lloj faqeje interneti. Kombinoni një nga paketat nga Techalb.al me WordPress dhe mund të keni një faqe interneti të fuqishme.

#techalb.al #webhost.al

Rreth autorit TechAlb

TechAlb Software company in Albania

← Kthehu te lista